Mësimdhënia

Gjatë përvojës sime akademike kam ligjëruar lëndë të ndryshme nga shkencat kompjuterike. Aktualisht ligjëroj lëndët më poshtë, ku përpiqem t'i mbaj materialet sa më praktike dhe të përditësuara me trendet aktuale të industrisë. Të gjitha ligjëratat janë të hapura për të gjithë në GitHub.

UIBMCSE105

Interneti dhe Web Teknologjitë

Viti 1 · Pranverë · 5 ECTS

Zhvillimi i aplikacioneve web duke përdorur HTML, CSS, JavaScript dhe teknologjitë moderne të web-it. Fokus në projekte praktike dhe standardet aktuale.

Materialet në GitHub
UIBMCSE304

Përpunimi i Big Data

Viti 3 · Dimër · 5 ECTS

Bazat e përpunimit të të dhënave të mëdha me Spark, Hadoop dhe arkitekturat e data pipeline. Nga teoria në implementim.

Materialet në GitHub
UIBMCSE308

Kurs Laboratorik

Viti 3 · Dimër · 4 ECTS

Kurs praktik laboratorik me projekte të aplikuara në programim, analiza e të dhënave dhe zhvillim softuerësh.

Materialet në GitHub
UIBMCSE306

Web Programimi

Viti 3 · Pranverë · 5 ECTS

Zhvillimi i aplikacioneve web me fokus në teknologjitë server-side dhe client-side, duke ndërtuar projekte reale nga fillimi deri në deployment.

Materialet në GitHub

Temat e diplomës

Procesi i temës së diplomës fillon me një takim fillestar ku diskutojmë temën, objektivat dhe planin e punës. Pas dakordimit, takohemi rregullisht për të ndjekur progresin. Pres nga studentët angazhim serioz, respektim të afateve dhe gatishmëri për të mësuar gjëra të reja. Nëse keni një ide ose dëshironi të propozoj unë temën, mund të caktoni një takim përmes butonit më poshtë.

Studentë të mentoruar (26 studentë, 2025)

Blerona Tmava, Taulant Peci, Jeton Ahmeti, Elmedina Lahu, Behar Ahmeti dhe 21 të tjerë

Lista përditësohet me përfundimin e temave.

Konsultime

Për çdo pyetje rreth lëndëve, temave të diplomës, apo bashkëpunimit, mund të më kontaktoni direkt ose të caktoni një takim përmes kalendarit.